Jump to content

Qazim Laçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qazim Laçi

Laçi me Ajaccion në vitin 2018
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1996-01-19) 19 janar 1996 (28 vjeç)
VendlindjaPeshkopi, Shqipëria
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sparta Praga
Numri20
Karriera me të rinjtë
0–2016Olympiacos
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–2018Olympiacos0(0)
2016APOEL (huazim)0(0)
2017Levadiakos (huazim)10(0)
2017–2018Ajaccio (huazim)21(3)
2017Ajaccio B (huazim)1(0)
2018–2022Ajaccio116(7)
2018–2019Ajaccio B3(1)
2022–Sparta Praga44(1)
Karriera ndërkombëtare
2012Shqipëria U171(0)
2014Shqipëria U193(0)
2015–2018Shqipëria U2120(1)
2020–Shqipëria30(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 qershor 2024

Qazim Laçi (lindur më 19 janar 1996) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin çek Sparta Praga dhe kombëtaren shqiptare.

Laçi u rrit në Greqi dhe e nisi karrierën e tij si profesionist me Olympiacosin, duke shpenzuar vitet e para në huazim në klube të ndryshme në Greqi. Në vitin 2018, ai firmosi në Francë me Ajaccion, duke ndihmuar klubin të ngjitej në Ligue 1 për sezonin 2021–22. Në vitin 2022, Laçi firmosi me Sparta Pragën, duke fituar kampionatin dhe kupën në sezonin e parë.

Laçi bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar në vitin 2020. Para kësaj, ai kishte luajtur me disa ekipe të moshave. Ai ka përfaqësuar ekipin në UEFA Euro 2024.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Laçi ka lindur në Peshkopi nga një familje me origjinë nga Laçi. Ata u zhvendosën në Greqi kur Laçi ishte ende i vogël, duke jetur në qytetin Galatsi. Aty ai hodhi hapat e parë në futboll, duke u bërë pjesë e akademisë së Olympiacosit.[2]

Në sezonin 2013–14, Laçi luajti me ekipin nën-19 në edicionin e parë të UEFA Ligës së të rinjëve. Ai u aktivizua në pesë ndeshje, me ekipin që u eliminua në fazën e grupeve. Ai ishte protagonist në edicionin e ardhshëm, duke shënuar kundër Malmös dhe një dygolësh kundër Juventusit.

Laçi u thirr për herë të parë në ekipin e parë në prill 2015 për ndeshjen gjysëm-finale të kupës kundër Apollon Smyrni.[3] Ai nuk u aktivizua në këtë ndeshje. Ai u thirr edhe në disa raste të tjera, por sërisht pa mundur të debutojë.[4][5] Debutimi i tij erdhi zyrtarisht më 3 shkurt 2016 në ndeshjen çerek-finale të kupës kundër Asteras Tripoli, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat shtesë.[2][6]

Më 16 qershor 2016, Laçi u huazua për një sezon te klubi qiprioit APOEL.[7][8] Pas gjashtë muajsh, gjatë së cilës ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje zyrtare, Laçi u rikthye te Olympiacos.[9] Menjëherë pas rikthimit, ai u huazua sërisht, këtë herë te Levadiakos.[10] Gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2016–17, Laçi u aktivizua në 10 ndeshje në Super Ligën Greke.

Në korrik 2017, Laçi u huazua te AC Ajaccio deri në përfundim të sezonit 2017–18. Ai shënoi golin e parë në Francë në ndeshjen e tij të tretë, duke shënuar në Ligue 2 kundër Paris FC, pasi kishte hyrë në fushë si zëvëndësues; Ajaccio fitoi 2–0.[11]

Në qershor 2020, Laçi firmosi një kontratë të re tre-vjeçare me klubin.[12]

Më 29 dhjetor 2022, Laçi u transferua në Çeki te Sparta Praga.[13]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Laçi e nisi karrierën e tij ndërkombëtare me ekipin nën-17 në tetor 2012. Ai u thirr nga trajneri Džemal Mustedanagić për të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2013. Ai luajti vetëm një ndeshje në grup, kundër Hungarisë.[14] Në maj 2014, Laçi u thirr për herë të parë në ekipin nën-19 nga trajneri Foto Strakosha për një ndeshje miqësore kundër Italisë.[15] Pas kësaj, ai luajti si titullar në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-19 2015 nën drejtimin e trajnerit Altin Lala.

Në mars 2015, Laçi u thirr në ekipin nën-21 nga trajneri Skënder Gega për ndeshjen kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2017 kundër Lihtenshtajnit.[16] Megjithatë, ai nuk debutoi për shkak dëmtimi. Debutimi i tij erdhi më 3 shtator në barazimin 1–1 kundër Izraelit.[17][18] Mē 16 nëntor, Laçi shënoi golin e parë me ekipin nën-21 në fitoren 2–0 kundër Lihtenshtajnit.[19] Shqipëria e mbylli Grupin 4 në vendin e 4të me 12 pikë, duke mos u kualifikuar në turnament.

Më 27 mars 2017, Laçi ishte kapiten për herë të parë në fitoren 2–0 në miqësoren kundër Moldavisë.[20]

Më 7 shtator 2020, Laçi bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare në humbjen 1–0 kundër Lituanisë në UEFA Ligën e Kombeve.[21] Ai shënoi golin e parë ndërkombëtar më 8 shtator 2021 në fitoren 5–0 kundër San Marinos në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022.[22]

Në maj 2024, Laçi ishte një nga 26 futbollistët e thirrur nga trajneri Sylvinho për të marrë pjesë në UEFA Euro 2024.[23] Në ndeshjen e dytë të grupit, Laçi luajti si titullar dhe shënoi brënda dhjetë minutash, duke ndihmuar Shqipërinë të merrte një barazim 2–2 kundër Kroacisë.[24] Shqipëria e mbylli grupin në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 18 maj 2024[25]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Olympiacos 2015–16 Super Liga Greke 0 0 1 0 1 0
APOEL 2016–17 Divizioni i Parë Qipriot 0 0 0 0 0 0 0 0
Levadiakos 2016–17 Super Liga Greke 10 0 1 0 11 0
Ajaccio (huazim) 2017–18 Ligue 2 21 3 1 0 4[a] 0 26 3
Ajaccio B (huazim) 2017–18 Championnat National 3 1 0 1 0
Ajaccio 2018–19 Ligue 2 19 0 1 0 2[b] 0 22 0
2019–20 Ligue 2 27 3 1 0 2[b] 1 30 4
2020–21 Ligue 2 36 1 1 0 37 1
2021–22 Ligue 2 34 3 0 0 34 3
2022–23 Ligue 1 9 0 9 0
Gjithsej 125 7 3 0 4 1 131 8
Ajaccio B 2018–19 Championnat National 3 3 1 3 1
Sparta 2022–23 Liga e Parë Çeke 17 0 3 0 20 0
2023–24 Liga e Parë Çeke 27 1 2 0 14 1 41 2
Gjithsej 44 1 5 0 14 1 63 2
Gjithsej karriera 204 12 11 0 22 2 231 14
  1. ^ Tre ndeshje në fazën play-off për ngjitje në Ligue 1, një ndeshje në Coupe de la Ligue
  2. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Coupe de la Ligue
Redaktuar më 19 qershor 2022[26][27]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria
2020 5 0
2021 9 1
2022 6 0
2023 3 1
2024 7 2
Gjithsej 30 4

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 19 qershor 2023
Rezultatet e Shqiperisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Laçi.[27]
List of international goals scored by Qazim Laçi
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 8 shtator 2021 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 12  San Marino 2–0 5–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
2 17 tetor 2023 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 22  Bullgaria 1–0 2–0 Ndeshje miqësore
3 7 qershor 2024 Haladás Sportkomplexum, Szombathely, Hungari 27  Azerbajxhani 3–0 3–1 Ndeshje miqësore
4 19 qershor 2024 Volksparkstadion, Hamburg, Gjermani 29  Kroacia 1–0 2–2 UEFA Euro 2024
Sparta Praga[28]
  1. ^ "Qazim Laçi" (në frëngjisht). AC Ajaccio. Marrë më 19 shtator 2022.
  2. ^ a b "Qazim Laçi, debuton tek Olympiacos". Alb-Sport.info. 3 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2016. Marrë më 28 dhjetor 2017.
  3. ^ "Apollon Smirnis vs. Olympiakos Piraeus 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 8 prill 2015. Marrë më 12 janar 2018.
  4. ^ "Olympiakos Piraeus vs. Apollon Smirnis 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 prill 2015. Marrë më 12 janar 2018.
  5. ^ "UEFA Champions League 2016 - Dinamo Zagreb-Olympiacos" (në anglisht). UEFA. Marrë më 12 janar 2018.
  6. ^ "Asteras Tripolis vs. Olympiakos Piraeus 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2016. Marrë më 12 janar 2018.
  7. ^ "Συμφωνία δανεισμού Qazim Laci" (në greqisht). APOEL FC. 16 qershor 2016. Marrë më 16 qershor 2016.
  8. ^ "Δανεικός στον ΑΠΟΕΛ ο Λάτσι" (në greqisht). Olympiacos F.C. 16 qershor 2016. Marrë më 16 qershor 2016.
  9. ^ "Τερματισμός δανεισμού Qazim Laci" (në greqisht). APOEL FC. 4 janar 2017. Marrë më 4 janar 2017.
  10. ^ "Υπέγραψε και ο Qazim Laci". levadiakosfc.gr (në greqisht). Levadiakos F.C. 8 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2018. Marrë më 8 janar 2017.
  11. ^ "Video / Tre ndeshje i mjaftojnë Qazim Laçit, vjen goli i parë në Francë". Panorama Sport. 18 gusht 2017. Marrë më 6 korrik 2024.
  12. ^ "Qazim Laçi bind Ajaccion, kontratë deri në vitin 2023". SuperSport.al. 6 qershor 2020. Marrë më 6 korrik 2024.
  13. ^ "Qazim Laci sparťanem" (në çekisht). AC Sparta Praga. 29 dhjetor 2022. Marrë më 29 dhjetor 2022.
  14. ^ "Albania U17 vs. Hungary U17 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 tetor 2012.
  15. ^ "U-19: Shqipëria miqësore me Italinë". asport.al. 6 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2016.
  16. ^ "Shpresat nisin kualifikimet kundër Lihtenshtajnit". asport.al. 17 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2016.
  17. ^ "Under-21 2017 - Albania-Israel Commentary" (në anglisht). UEFA. 3 shtator 2015. Marrë më 6 korrik 2024.
  18. ^ "Grumbullohet kombetarja U-21". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015.
  19. ^ "Albania U21 vs. Liechtenstein U21 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 16 nëntor 2015. Marrë më 6 korrik 2024.
  20. ^ "Mbajti shiritin e kapiteni të kombëtares U-21, Qazim Laçi: Emocion e përgjegjësi". Panorama Sport. 28 mars 2017. Marrë më 6 korrik 2024.
  21. ^ "Debuton Qazim Laçi, riktehet Sadiku në sulm". Gazeta Si. 7 shtator 2020.
  22. ^ "Albania 5–0 San Marino (Sep 8, 2021)" (në anglisht). ESPN FC. 8 shtator 2021. Marrë më 20 qershor 2024.
  23. ^ "Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Shumë mungesa të rëndësishme nga Cikalleshi te Uzuni e Bare". Gazeta Panorama. 27 maj 2024. Marrë më 3 korrik 2024.
  24. ^ "EURO 2024/ Shqipëria barazon 2-2 me Kroacinë në stadiumin "Volksparkstadion" të Hamburgut". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 19 qershor 2024. Marrë më 6 korrik 2024.
  25. ^ "Qazim Laçi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 6 korrik 2024.
  26. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Qazim Laçi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 20 shkurt 2024.
  27. ^ a b "Qazim Laçi" (në anglisht). European Football. Marrë më 22 shkurt 2024.
  28. ^ "Qazim Laçi" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 6 korrik 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]