Jump to content

Afganistani: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: as:আফগানিস্তান
v r2.7.1) (roboti shtoj: gn:Ahyganitã
Rreshti 179: Rreshti 179:
[[gd:Afganastan]]
[[gd:Afganastan]]
[[gl:Afganistán - افغانستان]]
[[gl:Afganistán - افغانستان]]
[[gn:Ahyganitã]]
[[got:𐌰𐍆𐌲𐌰𐌽𐌹𐍃𐍄𐌰𐌽]]
[[got:𐌰𐍆𐌲𐌰𐌽𐌹𐍃𐍄𐌰𐌽]]
[[gu:અફઘાનિસ્તાન]]
[[gu:અફઘાનિસ્તાન]]

Versioni i datës 28 korrik 2012 08:07

د افغانستان اسلامي دولت
دولت اسلامی افغانستان
Islamic Emirate of Afghanistan
D Afġānstān Aslāmī Amārt
Emiratet Islamike të Afganistanit
Emblema - Afganistani
Flamuri i Emirateve Islamike të Afganistanit Emblema e Emirateve Islamike të Afganistanit
Vendndodhja - Afganistani
Vendndodhja - Afganistani


Afganistani (Persisht-Dari: Afğānistān افغانستان) është shtet në Azinë qendrore i cili kufizohet me Iranin, Turkmenin, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Kinën dhe Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfërt i botës.

Historia

Artikulli kryesor Historia e Afganistanit

Ahmad Shah Durrani bashkoi fiset Pashtun dhe themeloi Afganistanin më 1747. Vendi shërbeu si një amortizator mes Perandorive Ruse dhe Britanike derisa fitoi pavarësinë nga kontrolli joreal britanik më 1919. Një përjetim i shkurtër i demokracisë mbaroi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin në shkatërrim afgan komunist, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht. Një seri luftërash civile që erdhën më pas bënë që Kabuli më në fund të binte në duart e talebanëve(një lëvizje e vijës së ashpër e mbështetur nga Pakistani që u krijua për t'i dhënë fund luftës civile dhe anarkisë në vend) më 1996. Pas sulmeve terroriste të 11 Shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Talebano Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në Dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua Dhejtorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në Nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale - sidomos në jug dhe lindje - mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.

Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Forma e regjimit të Afganistanit është Republikë me një qeveri të përkohshme të përbërë nga 30 Ministra 4 zëvendës kryetarë (të miratuar nga kuvendi “Loja Xhirga”). Vendi ndahet në 34 njësi administrative.

Njësit administrative

Vilajete e Afganistanit (Kabuli)
Artikulli kryesor Njësitë territoriale

Sistemi administrativë në Afganistan ndahet në tri nivele kryesore: Vilajet (Qarkë), Volusvali (Rrethë) dhe Qytete

Që nga 13 gushti 2004, Afganistani ndahet në 34 njësi administrative të quajtura Vilajete. Vilajetet pastaj ndahen në njësi më të vogla të quajtura "Volusvali". Vilajeti qeverisen nga Valiu i cili emërohet nga qeveria qendrore në Kabul ose pranohet nga ajo. Deri më tani (2005) disa poste të Valiut për disa Vilajete janë të zbraztë.

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Afganistanit

Afganistani gjendet në Azinë jugore, në veri dhe perëndim të Pakistanit dhe në lindje të Iranit. Gjendet në koordinatat gjeografike 33 00 N, 65 00 E.

Ka një sipërfaqe totale prej 652,230 km katror, pak më i vogël se Teksasi, duke e bërë vendin e 41-të më të madh në botë. Ka një kufi 5,529 km. Ka kufi me Kinën (76 km), Iranin (936 km), Pakistanin (2,430 km), Taxhikistanin (1,206 km), Turkmenistanin (744 km) dhe Uzbekistanin (137 km). Nuk dalje në det.

Klima është aride në gjysmëaride; ka dimëra të ftohtë dhe vera të nxehta. Terreni është kryesisht i përbërë nga male të thyera, por edhe fushor në veri dhe jugperëndim.

Pika më e ulët është Amu Darya, 258 m, ndërsa pika më e lartë Noshak 7,485 m.

Zotëron shumë burime natyrore. Ndër to shquhen: gazi natyror, nafta, qymyri, bakri, kromi talku, squfuri, plumbi, zinku, hekuri xeheror, kripa dhe gurët gjysmë të çmueshëm.

  • Përdorimi i tokës:
  • tokë e lërueshme: 12.13%
  • të korra të përhershme: 0.21%
  • të tjera: 87.66%
  • Tokë e ujitur:
  • 27,200 km katror
  • Burimet totale ujore të ripërtëritshme:
  • 65 km kubikë
  • Shpërndarja e ujit të pastër (shtëpiake/industriale/bujqësore):
  • gjithsej: 23.26 km kubikë për vit (2%/0%/98%)
  • për banor: 779 m kubik për vit

Klima

Artikulli kryesor Klima e Afganistanit

Klima e Afganistanit është kryesisht e thatë, pasi që pjesa më e madhe e vendit ndodhet në një rripë të thatësisë që shtrihet në Azinë qendrore. Karakteristikë e kësaj klime kontinentale është ndryshimi i madh i temperaturave në mes të natës dhe ditës si dhe të stinëve të vitit. Erërat perëndimore në dimër sjellin reshje mesatare të shiut ndërsa në verë sjellin thatësira po thuajse në tërë vendin përpos në verilindje të Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu. Klima e pjesës jugore e vendit është nxehtë ku kultivohet palma Date ( lat. Phoenix dactylifera). Po ashtu Afganistani pas Birmanisë (int. Myanmar) është prodhuesi më i madh i Opiumit në botë.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Afganistanit

Pas disa dhjetëvjeçarëve të luftës, ekonomia e këtij vendi zhvillohet po thuaj se në nivel të fshatrave. Si do që të merret partnerët kryesorë të Afganistanit janë Pakistani dhe Irani. Mbjellja e opiumit edhe pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve ende vazhdon dhe është produkti më i eksportuar i Afganistanit në botë perëndimore.

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Afganistanit

Afganistani është shtet me popullsi shumë kombësie dhe me pakica kombëtare. Historikisht populli i Pashtunëve ka qenë shpesh kombësi shtet formuese. Në vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionë banorë. Ndarja e përkatësisë etnike të popullsisë së Afganistanit është e vështirë, kështu ndarja sipas gjuhës, religjionit apo sipas veçorive të grafike të vizatuara në trupat e banorëve të disa popujve si të mongolëve (Hazara) mund të bëhet vetëm duke pasur parasysh që këto ndërthurën në mes veti. Të dhënat e më poshtme japin vetëm një parafytyrim për llogaritje të përafërt të strukturës së popullsisë

Grupet etnike
  • Pashtunët (Pashtun), - Afganët etnikë, janë themeluesit dhe paguesit e vendit. Përbëjnë 40% të popullsisë së Afganistanit
    • Në përbërjen e këtij populli hynë disa fise nomade, ndër të cilët më të dalluarit janë Kuçi (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesëtarë. Ky fis është i mbrojtur dhe pajisur me privilegje në bazë të artikullit 14 të kushtetutës së Afganistanit të cilat i japin edhe drejtën në qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjesë e Pashtunëve nuk janë Pashtun.
  • Tagjikët (ang. Tajik) – janë banorët persë të regjionit. Përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
    • Ndër grupet më të njohur të Tagjikëve janë Kiszibashët (ang. Qizilbash). Ky grup përbëhet nga pasardhësit e ushtarëve turko-persë nga koha e sundimit të Safirëve (ang. Safavids ) .
  • Hazarët (ang. Hazara) – janë pasardhësit e ushtrisë së Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin gjuhën perse dhe përbëjnë 20% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit.
  • Uzbekët (ang. Uzbek) – një ndër popujt e shumtë turk të Azisë qendrore dhe përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
  • Po ashtu ka shumë grupe të popujve të ndryshëm si Amiakët, Nuristanët dhe Baloshët (ang.Baloch)

Popullsinë e Afganistanit e përbëjnë shumica fshatare me rreth 78%.

Kultura

Artikulli kryesor : Kultura në Afganistan

Lloj-llojshmëria e popullsisë vetvetiu që ka sjellë një kulturë të begatshme. Mirëpo luftërat e shumta kanë shkaktuar që për një kulur të mirëfilltë gjithë Afgane të mos ketë.

Feja

  • Suni 77%
  • Shitë 22%

Marrëdhëniet mes Afganistanit dhe Shqipërisë

Me datë 16 gusht 2006, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të Ligjit nr.9095, datë 3 korrik 2003, "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Afganistanit.

Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të pranishme në Afganistan, si pjesë e operacionit "Liri e Përhershme" (Enduring Freedom), në kuadrin e misionit ISAF të Koalicionit Ndërkombëtar kundër terrorizmit që nga gushti 2002. Kontigjenti i 8të përbëhej nga një togë me 22 vetë nga Batalioni i Operacioneve Speciale dhe është ngarkuar me detyra patrullimi në rajonin e Kabulit. Me datë 16 gusht u dërgua kontigjenti i 9të në Afganistan. Ky kontigjent përbëhet nga 22 vetë: 3 oficerë, 12 nënoficerë dhe 7 ushtarë profesionistë të Batalioni i 3të i Këmbësorisë. Ai do te jete ne perberje te Kontigjentit Turk. Ky është kontigjenti i tretë në Afganistan nga rradhët e Batalioni i 3të i Këmbësorisë i dislokuar në PoshnjëBeratit.

Të tjera

Lidhje të jashtme

 Commons: Afganistani – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Afganistani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale