Jump to content

Krem pastiçerie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Përgatitja. Rrihni në një tenxhere të verdhat e vezëve me sheqerin duke përdorur një lugë druri. Shtoni pak nga pak miellin, pa pushuar së trazuari derisa masa të bëhet e njëllojtë. Hidhni pak nga pak , dhe gjithnjë duke e përzier, qumështin e nxehtë në të cilin kemi shtuar pak vanilje ose pak lëkurë limoni të grirë. Vendoseni në zjarr, vazhdoni të trazoni, le të zjejë për 3-4 minuta. Hidheni kremin në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here, që të mos formohet cipë në sipërfaqe. Kremi i pastiçerisë shërben për të mbushur ëmbëlsira dhe shumë torta të tjera. Mielli e bën më kosistent, por më pak delikat se kremi anglez.