Jump to content

Lidhja e Kombeve: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8
Adding 1 book for Wikipedia:Vërtetueshmëria (20210327)) #IABot (v2.0.8) (GreenC bot
Rreshti 42: Rreshti 42:
* {{cite book |last=Bell |first=P.M.H |year=2007 |title=The Origins of the Second World War in Europe |publisher=Pearson Education Limited |isbn= 978-1-4058-4028-6 }}
* {{cite book |last=Bell |first=P.M.H |year=2007 |title=The Origins of the Second World War in Europe |publisher=Pearson Education Limited |isbn= 978-1-4058-4028-6 }}
* {{cite book |last=Bethell |first=Leslie |year=1991 |title=The Cambridge History of Latin America: Volume VIII 1930 to the Present |publisher=Cambridge University Press |isbn= 0-521-26652-1 }}
* {{cite book |last=Bethell |first=Leslie |year=1991 |title=The Cambridge History of Latin America: Volume VIII 1930 to the Present |publisher=Cambridge University Press |isbn= 0-521-26652-1 }}
* {{cite book |last1=Bouchet-Saulnier |first1=Françoise |last2=Brav |first2=Laura |last3=Olivier |first3=Clementine |year=2007 |title=The Practical Guide to Humanitarian Law |publisher=Rowman & Littlefield |isbn= 0-7425-5496-1 }}
* {{cite book |last1=Bouchet-Saulnier |first1=Françoise |last2=Brav |first2=Laura |last3=Olivier |first3=Clementine |year=2007 |title=The Practical Guide to Humanitarian Law |url=https://archive.org/details/practicalguideto0000bouc_d8v3 |publisher=Rowman & Littlefield |isbn= 0-7425-5496-1 }}
* {{cite journal |last=Burkman |first=Thomas W |year=1995 |title=Japan and the League of Nations: an Asian power encounters the European Club |journal= World Affairs |volume=158 |issue=1 |pages=45–57 |url=http://search.ebscohost.com/login.aspx?direct=true&db=a9h&AN=9507273188&site=ehost-live }}
* {{cite journal |last=Burkman |first=Thomas W |year=1995 |title=Japan and the League of Nations: an Asian power encounters the European Club |journal= World Affairs |volume=158 |issue=1 |pages=45–57 |url=http://search.ebscohost.com/login.aspx?direct=true&db=a9h&AN=9507273188&site=ehost-live }}
* {{cite book |last=Churchill |first=Winston |year=1986 |title=The Second World War: Volume I The Gathering Storm|publisher=Houghton Mifflin Books |isbn= 0-395-41055-X }}
* {{cite book |last=Churchill |first=Winston |year=1986 |title=The Second World War: Volume I The Gathering Storm|publisher=Houghton Mifflin Books |isbn= 0-395-41055-X }}

Versioni i datës 27 mars 2021 23:16

Lidhja e Kombeve ("League of Nations" me shkurtesë LN në anglisht, "Société des Nations" me shkurtesë SDN në frëngjisht) ishte një organizatë ndërqeveritare e themeluar më 10 janar 1920 si rezultat i Konferencës së paqes në Paris e cila e përfundoj Luftën e parë botërore. Ajo ishte organizata e parë ndërkombëtare qëllimi i së cilës ishte të mbajë paqe në botë.[1] Qëllimet kryesore, siç thuhet në konventën e saj, përfshijnë parandalimin e luftërave nëpërmjet sigurisë kolektive dhe çarmatimit, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes negociatave dhe arbitrazhit.[2] Çështje të tjera si kjo dhe traktate në lidhje me këtë duke përfshirë kushtet e punës, trajtimin e drejtë të banorëve vendas, trafikimi njerzor dhe i drogës, tregëtia e armëve, shëndeti global, robërit e luftës, dhe mbrojtja e pakicave në Evropë.[3] Në zgjerimin e saj më të madh nga 28 shtatori 1934 deri më 23 shkurt 1935, ajo kishte 58 shtete anëtare.

Krijimi i lidhjes se Kombeve

Lidhja e kombeve u krijua me 10 janar te vitit 1920.Plani prej 14 pikash, i Udro Uillson, propozuar ne Konferencen e Paqes se Versajes, kerkonte formimin e nje organizate nderkombetare qe te mund te mbronte si kombet e medha ashtu edhe kombet e vegjel. Ajo duhet te punonte ne zgjidhjen paqesore te konflikteve boterore. Te medhenjte e Konferences se Paqes e aprovuan planin e tij.[4]

Qendra e Lidhjes u vendos ne Gjeneve te Zvicres, pasi Zvicra ishte nje vend neutral. Organet kryesore te Lidhjes ishin: Asambleja, ku benin pjese gjithe anetaret e Lidhjes ; Keshilli, i perbere nga pese anetaret e perhershem dhe kater anetaret e radhes; Gjykata nderkombetare e Drejtesise.[4]

Gjermania dhe Rusia nuk u be anetare te Lidhjes se Kombeve. SHBA propozuan krijimin e Lidhjes por nuk u be anetare e saj. SHBA-ja per kete arsye, nuk mundi te luaje asnje rol ne mbeshtetje te veprimtarise se Lidhjes. Dy anetaret me te rendesishem ishin Britania dhe Franca, te cilet u perpoqen pa shume sukses te mbeshtesin veprimtarine e Lidhjes. Te dy kishin vuajtur shume gjate luftes-dhe nuk ishin entuziast per tu perfshire ne veprimtarine e Lidhjes. Krijimi i Lidhjes ishte i rendesishem. Ajo ishte nje shprese per forcimin e bashkepunimit nderkombetar dhe per te siguruar nje paqe afatgjate.[4]

Gjuhët dhe simbolet

Gjuhët zyrtare të Lidhjes së Kombeve ishin Frëngjisht dhe Anglisht. Lidhja refuzoi adoptimin e Esperantos si gjuhë pune. Kina dhe Japonia e donin Esperanton, por Franca kundërshtoi fuqishëm. Në vitin 1939, një emblemë zyrtare për Lidhjen e Kombeve doli: dy yje me pesë cepa brenda një pesëkëndëshi blu. Ata simbolizuan pesë kontinentet e Tokës. Në një hark në krye shfaqet emri anglisht ("League of Nations"), ndërsa në një tjetër në fund tregohet në Frëngjisht ("Société des Nations"),

Anëtarët

Një hartë e botës nl vitet 1920–45, e cila paraqet anëtarët e Lidhjes së Kombeve gjatë historisë.

Mandati

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve territoriale

Shqipëria

Kufinjtë e Shqipërisë nuk ishin vendosur gjatë Konferencës së paqes së Parisit në vitin 1919, pasi ato u lanë që Lidhja të vendosë; megjithatë, atp akoma nuk ishin përcaktuar deri në shtator 1921, duke krijuar një situatë të paqëndrueshme. Trupat greke kryenin operacione ushtarake në jug të Shqipërisë. Edhe forcat jugosllave u përfshin, pas përleshjeve me fiseve shqiptare, në pjesën veriore të vendit. Lidhja dërgoi një komision të përfaqësuesve nga fuqitë e ndryshme në rajon. Në nëntor 1921, Lidhja vendosi që kufijtë e Shqipërisë duhet të jenë të njëjta si ato kishin qenë në vitin 1913, me tre ndryshime të vogla që favorizonin Jugosllavinë. Forcat jugosllave u tërhoqën disa javë më vonë, ndonëse duke protestuar.[5]

Dështimi i çarmatimit

Neni 8 i Konventës i dha Lidhjes detyrën për reduktime në "armatimet deri në pikën më të ulët në përputhje me sigurinë kombëtare dhe zbatimin nëpërmjet veprimeve të përbashkëta të detyrimeve ndërkombëtare. "[6] Një sasi e konsiderueshme e kohës dhe energjisë së Lidhjes i është kushtuar këtij qëllimi, edhe pse shumë qeveri anëtare ishin të pasigurt nëse mund të arrihet çarmatimi i tillë i gjerë ose nëse ishte një veprim i dëshirueshëm.[7] Fuqitë aleate ishin gjithashtu nën detyrimin nga ana e Traktatit të Versajës në përpjekje për të çarmatosur, dhe duke kufizuar armatimet për vendet e mposhtura, i cili ishte përshkruar si hap i parë drejt çarmatimit në mbarë botën.[7]

Shih edhe

Shënime

  1. ^ Christian, Tomuschat (1995).
  2. ^ "Covenant of the League of Nations".
  3. ^ See Article 23, "Covenant of the League of Nations". 
  4. ^ a b c Nathanaili, Petrit (2017). Historia 8. Tirane: Shtepia botuese & Shtypshkronja Filara. fq. 119. ISBN 978-9928-142-68-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Northedge 1986, ff. 103–105.
  6. ^ League of Nations (1924).
  7. ^ a b Northedge 1986, ff. 113, 123.

Referimet

Lexime më tej

Lidhje të jashtme