Jump to content

Gustav Meyer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Gustav Meyer (25 nëntor 1850 - 28 gusht 1900) ishte një gjuhëtar gjerman, studiues i gjuhëve indo-evropiane, konsiderohet të jetë një nga albanologët më të rëndësishme të kohës së tij,[1] më e rëndësishmja provoi se gjuha shqipe i përket familjes Indo-evropiane.[2] Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij.

Jeta

Lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silezisë (Schlesien), sot Strzelce OpolskiePoloni. Më 1867 u regjistrua në Universitetin e Breslau (sot Universiteti i Wrocław) për të studiuar filologji klasike, gjuhët indo-evropiane, greqishte moderne dhe sanskrite. Aty u ndikua nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 ai mbrojti dizertacionin De nominibus graecis copositus (Emrat e përbërë grekë). Të njëjtin vit u emërua ndihmësprofesor në Universitetin e Göttingen, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve të lashta në të njëjtin universitet.

Shkoi të punonte në një gjimnaz në Gotta, nga 1874 në Malá Strana, Pragë me ndërmjetësimin e Wilhelm von Hartel, dhe u emërua lektor i jashtëm (Privatdozent) tek Charles University në 1876. Vitin tjetër u emërua profesor i sanskritishtes dhe gjuhësisë së krahasuar tek Universiteti i Gratz, ku vijoi studimet në greqishten e lashtë, turqishten dhe shqipen. U bë profesor me kohe te plotë në Gratz që nga 1881[3]. Për shkaqe shëndetësore serioze, hoqi dorë nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor më 1897[4] dhe vdiq në një klinikë për trajtimin mendor në Fieldhof, pranë Gratz[5].

Punime

Gjatë periudhës kur punoi në Grac botoi studimin e tij Kontribute mbi teorinë e fjalëformimit në greqisht dhe latinisht (1872). Atje u përqendrua rreth albanologjisë, dhe përgatiti themelet e dishepullizimit përmes botimit të veprave që vijojnë[3]:

  1. Albanesische Studien, I, (1882);
  2. Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, (1891);
  3. Kurzgefasste albanesische Grammatik, Leipzig, (1888);
  4. Zum indogermanischen - Perfectum auf die albanesische Formenlehre, published in the Miscellanea di filologia e linguistica in memoriam by Napoleone Caix e Angelo Canello, Firenze, (1886);
  5. Die lateinischen Elemente im Albanesischen, published by Gröbers Grundriss, I, I. Auflage (1888) etj.

Ne studimet e tij Meyer provon shkencerisht se gjuha shqipe i përket familjes se gjuheve indo-evropiane[2]. Ai njihet për korrespondencën e gjatë me Jeronim de Radën, nje nga figurat kryesore te Rilindjes Kombëtare Shqipetare[6].

Referime

  1. ^ Bardhyl Demiraj (2010). Wir sind die Deinen: Studien zur albanischen Sprache, Literatur und Kulturgeschichte, dem Gedenken an Martin Camaj (1925-1992) gewidmet. Otto Harrassowitz Verlag. fq. 550. ISBN 978-3-447-06221-3. founder of modern albanology, Gustav Meyer {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Philip Baldi (1983). An Introduction to the Indo-European Languages. SIU Press. fq. 87–88. ISBN 978-0-8093-1091-3. In fact, Albanian was not established definitively Indo-European until the latter part of the nineteenth century, when certain structural and lexical correspondences that demonstrated the Indo-European character of the language were noted (especially by Gustav Meyer) {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Baliu, Begzad (9 korrik 2008). "Gustav Majer dhe albanologjia (Pjese nga libri)". Zemrashqiptare. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Pohl, Heinz Dieter (1994). "Meyer, Gustav". Neue Deutsche Biographie. Marrë më 5 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Rrota, Justin (2006). Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 570. ISBN 99943-696-9-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Robert Elsie (24 dhjetor 2012). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 104. ISBN 978-1-78076-431-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)