Jump to content

Trafiku detar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Porti Suez në kanalin e Suezit

Trafiku detar ose lundrues nënkupton lëvizjen e njerëzve a mjeteve të ndryshme në rrugë detare dhe lumore.

Historia

Hapësirat oqeanike dhe detare janë të lira për lundrim, kurse ujërat territoriale paraqesin vazhdimin e pronësisë së një vendi në një zonë bregdetare.

Transporti detar është shumë i vjetër. Anijet me vela përdoreshin nga popujt parahistorikë, për popujt e vjetër dhe antikë. Prej shekullit 14 filloi periudha e përsosjes së anijendërtimtarisë për nevojat tregtare dhe ushtarake, sidomos për t’u mbrojtur nga kusarët e detit, të cilët plaçkitnin anijet tregtare. Në shekullin 19 u shpik motorri me avull, i cili mundësoi transformimin rrënjësor të anijendërtimtarisë.

Anijet me avull

Në vitin 1807 fillon për herë të parë në histori të botës, të qarkullojnë anije me avull “Clermont” e Fultonit, në lumin Hadson, e cila lidhte Njujorkun me qytetin Albani. Anija “Savannah” prej 300BRT, e SHBA-ve, kalon, më 1819, Atlantikun e shtyrë nga makina me avull dhe me vela, kur kishte erëra që frynin ne drejtitë Evropës, kurse anija “Curaçao”, është anija e parë në botë që ka filluar, në vitin 1827, ta shfrytëzojë vetëm avullin.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referimet